Klinton uron Haxhinaston për detyrën e re

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të METE-s, të cilat sqarojnë se në letrën e dërguar për ish-ministrin e Jashtëm, Klinton shkruan: “Kam pasur nderin të punoj me ju në këto dy vite për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me marrjen e përgjegjësive të reja në shërbim të popullit shqiptar, kam besimin se Qeveria e SHBA do të ketë fatin e mirë të vazhdojë të punojë afër me ju si Ministër i Ekonomisë".
Zonja Klinton përgëzon Haxhinaston për arritjet si Ministër i Punëve të Jashtme. "Në mënyrë të veçantë, çmoj punën që keni bërë për të demonstruar lidership për të avancuar kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve të vendeve të rajonit", shprehet ajo në letër.
Letra e sekretares Klinton vijon me falënderimin për mbështetjen e plotë ndaj angazhimeve të përbashkëta për të drejtat e njeriut brenda Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, përpos forumeve të tjera ndërkombëtare, dhe së fundmi në rolin e Presidencës së Këshillit të Evropës.
"Ju uroj fat në pozicionin e Ministrit të Ekonomisë dhe në angazhimet e juaja në të ardhmen", përfundon Klinton.
2012-07-12 17:13