E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, javën e ardhshme votohet reforma zgjedhore

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njoftoi se "Ekspertët, të cilët do të merren me zbardhjen e punës së rëndësishme të komisionit të posaçëm, kanë thënë se brenda tre ditësh do ta mbyllin këtë proces, në mënyrë që të enjten e ardhshme të miratohet reforma zgjedhore në parlament".
    
Nga Selaniku, ku mori pjese në punimet e Komitetit të Internacionales Socialiste, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nënvizuar se tashmë opozita ndodhet në një proces me një sërë garancish të reja, të cilat do të pengojnë mospërsëritjen e historisë. “Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet e 2013 me votat e shqiptarëve”, thotë Rama.

Ndërsa, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se “partitë politike kanë arritur marrëveshjen për dy çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore; administrata zgjedhore, përfshi procedurën për emërimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe procesi i ankimimit ku KQZ do të trajtojë ankesat”. Mësohet se kryetari i KQZ-së do t’i takojë shumicës, ndërsa opozita do të ketë të drejtë që në rast se vëren parregullsi të mund të hapë kutitë për rinumërim./Start/

                                                                                             2012-07-12 17:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›