Korçë, vret të dashurën, shoqëruesin e saj e më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Potgorie të Korçës, ku kanë mbetur të vrarë tre persona. Policia tha se 57- vjeçari Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe partnerin e saj, dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Sipas hetimeve, rreth orës 19 30 të mbrëmjes së djeshme, 57-vjeçari ka mësuar se e dashura e tij Eliverta Çoçka, 35 vjeç kishte ikur me taksi me një person tjetër, 40-vjeçarin Floridon Bollguri, me të cilin kishte një lidhje të dyfishtë.
I verbuar nga xhelozia, 57-vjeçari, ka shkuar në shtëpinë e tij, ka marrë një armë automatik, dhe është drejtuar me makinë drej vendit ku ndodheshin dy viktimat.
Pasi ka qëlluar me breshëri mbi 40-vjeçarin Guri, Viktor Rozani ka qëlluar për vdekje dhe të dashurën e tij. Të dy viktimat ndodheshin në makinën e Florion Bollgurit.
Sipas policisë, 57-vjeçari ka qëlluar fillimisht Floridon Gurin, që ndodhej në timonin e makinës, dhe më pas pas një debati që mund të ketë patur me gruan, ka qëlluar edhe atë që ndodhej në sediljet e pasme të makinës.
Pas krimit të dyfishtë, Rozani ka njoftuar policinë dhe më pas ka qëlluar edhe veten.