Siri Assad nuk i ul armet
Thirrjet ndërkombëtare drejtuar regjimit të Bashar al-Asadit po bien në veshë të shurdhër. Presidenti i Sirisë nuk jep shenja se ka ndërmend të tërhiqet nga e tija, përkundrazi, raportet tregojne se dhuna dhe vdekjet në vend vazhdojnë.
73 vetë humbën jetën vetëm të hënën, një pjesë civilë të vrarë gjatë demonstratave, pjesa tjetër dezertorë të supozuar dhe ushtarë luajaliste. Denoncimi vjen nga “Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut”, një organizatë opozitare në mergim me seli në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të ciles, gati gjysma e viktimave ishin ushtarë të vrarë në luftime me dezertoret, 12 vdekje janë në radhet e ketyre te fundit dhe 27 civile, nder te cilet edhe 3 minorene.
SiriaTurqia, kritika dhe sanksione ndaj SirisëSiri, opozita kërkon “Kaskat Blu”Ministrat e BE-së: Sanksione të reja Sirisë Një dite me pare, mbreti Abdullah i Jordanise u be i pari lider arab qe i kerkoi publikisht Assadit te lere postin. “Nese i intereson vertete vendi i tij duhet te largohet”, tha monarku. “Sa here dikush ushtron dhune mbi popullin e vet, perfundimi s`eshte i mire”.
Te zemeruar nga komentet e Mbretit, dhjetera mbeshtetes te presidentit sirian rrethuan ambasaden jordaneze ne Damask, kaluan murin rrethues dhe hoqen flamurin e Jordanise.
Shume lidere arabe e denojne shtypjen e pergjakshme te protestave ne siri dhe te shtunen, Liga Arabe votoi per pezullimin e antaresimit të Damaskut. Sipas OKB-se, 3.500 vete jane vrare ne kete vend qe prej fillimit te trazirave ne muajin mars. Autoritetet siriane vazhdojne te pretendojne se dhunen e kane shkaktuar bandat e armatosura dhe militantet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë
Vajza e saj e gjen të vdekur
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
BERZH: Kriza dobësoi besimin te demokracia
Pakti mirëpritet në Bruksel
Gjirokastër, hapet konsullata italiane