Reformat që mbetën “peng” nga zgjedhja e Presidentit

Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, si zakonisht përqendroi të gjithë vëmendjen e politikës ndërsa reformat u lanë mënjanë, teksa tetori po afron, kohë kur Komisioni Evropian publikon raportet për vendet që aspirojnë të marrin statusin e vendit kandidat. Shqipëria është thuajse e fundit në Ballkan që kërkon të marrë këtë status dhe me sa duket vonesat në këtë drejtim, nuk do ta bëjnë të mundur as këtë vit.
Por, zgjedhja e Presidentit të vendit ka rikthyer sërish vëmendjen tek reforma zgjedhore, ndërsa ajo parlamentare dhe çështja e heqjes së imunitetit vazhdon të mbetet ende peng. Gjatë ditës së sotme, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike rinisin sërish diskutimet për të përmbyllur pikat e mbetura pezull. Çështja e riformatimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kryesorja, ku opozita ka propozuar një variant që me rotacion anëtarësh dhe një kryetar të zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Konferenca e Gjyqësorit, ose Gjykata e Lartë. Ky propozim është pranuar deri diku nga kryeministri Sali Berisha.
Një pikë tjetër mjaft e diskutueshme është ajo e ankimimit, ku opozita ka kërkuar që në ligj të parashikohet hapja e kutive në rast se këtë e kërkojnë vetëm dy anëtarë të KQZ-së. Kjo është kundërshtuar nga demokratët, me pretendimin se kjo metodë do ta zgjaste pafundësisht procesin zgjedhor. Ende nuk dihet nëse palët do të gjejnë konsensus për t’i përmbyllur këto reforma brenda këtij muaji, teksa peng mbetet edhe reforma parlamentare. Dy janë pikat që palët s’kanë rëndë dakord, ajo që ka të bëjë me votimin e fshehtë dhe kohën e përfaqësuesve të opozitës.
Duket se hendekun midis palëve e ka thelluar disi zgjedhja e njëanshme e Presidentit të ri të vend, ku opozita pat këmbëngulur vazhdimisht që kreu i Shtetit të zgjidhet me konsensus. "Është e pamundur ta konsiderosh si Presidentin e të gjithë shqiptarëve, për sa kohë ai është zgjedhur me votat e 73 deputetëve. Është e pamundur që ai të konsiderohet president i gjithë shqiptarëve. Ata që e zgjodhën me votën e njëanshme duhet ti vënë gishtin kokës dhe t'i thërrasin mendjes. Sali Berisha ka provuar vazhdimisht se ata që zgjedh i kthen shumë shpejt në kundërshtarë, po ky nuk është një diçka që do të donim të merreshim për momentin", thotë deputeti socialist, Eduard Shalsi. /S.Ll/Start/
2012-06-13 16:33