E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, Hague: Reagimi i mundurdhe pa unanimitetin e KS

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit Al Assad: SHBA do të falimentojë Në hartën strategjike dhe Shqipëria  DAMASK- Shefi i diplomacisë britanike, William Hague tha sot se ishte i mundur reagimi ndaj përdorimit të armëve kimike në Siri pa unanimitetin e plotë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së por refuzoi të spekullonte mbi mënyrën e reagimit nga vendet perëndimore.

     "A është e mundur t'i përgjigjemi sulmit me armë kimike pa unanimitet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së? Sigurisht që po", deklaroi Ëilliam Hague, gjatë një interviste për rrjetin BBC, duke vlerësuar se ishte i mundur reagimi në kuadër të arsyeve humanitare.
 
DAMASK SULMOHET AUTOKOLONA E INSPEKTOREVE TE OKB
Ndërkohë sot autokolona e inspektorëve të OKB të cilët ndodhen në Damask  për të hetuar dyshimet e përdorimit të armëve kimike është qëlluar me snajper.

 Banorët i kanë thënë Reuters se një 2 nga bombat ka rënë në afërsi të hotelit “Four Seasons”, ku po qëndron ekipi i ekspertëve të OKB-së.

Mediat shtetërore të Sirisë kanë thënë se bombat janë krijuar dhe hedhur nga “terroristët”, termi që regjimi aktual sirian po e përdor për forcat opozitare që po e luftojnë Bash al Assadin.

FRANCA: REAGIMI NDAJ SULMEVE  DO TË BASHKËRENDOHET SË SHPEJTI 
 Reagimi ndërkombëtar pas sulmit vdekjeprurës në Siri më 21 gusht do të bashkërendohet në ditët e ardhshme, deklaroi sot shefi i diplomacisë franceze, Laurent Fabius, sipas të cilit nuk është marrë ende një vendim i qartë mbi çështjen. I pyetur gjatë një interviste për radion, "Europe 1" për mundësinë e një reagimi të ashpër ndaj përdorimit të armëve kimike kundër civilëve në Damask nga regjimi i presidentit, Bashar al-Assad, ministri francez i Punëve të Jashtme, Fabius u shpreh se nuk ishte marrë ende një vendim i qartë mbi çështjen.
     "Ajo që është e dukshme, është se regjimi i Bashar al-Assadit ka përgjegjësi mbi këtë masakër. Pas këtij konstatimi, duhet të bashkërendohen reagimet, të maten mirë dhe të veprohet me vendosmëri e gjakftohtësi dhe kjo do të ndodhë në ditët që vijnë", deklaroi Fabius
 
SHEFAT USHTARAKE NE MBLEDHJE DY DITORE
 Ndërkohë që shefat e shtabit të përgjithshëm të ushtrive të shumë vendeve perëndimore dhe arabe pritet të fillojnë sot një mbledhje dy-ditore për të analizuar ndikimin e konfliktit në Siri, njoftoi një zyrtar i lartë jordanez.
 
Konsultime intensive të një niveli të lartë u zhvilluan ditët e fundit mes vendeve perëndimore për sa i përket përdorimit të mundshëm të armëve kimike nga regjimi sirian, ndërkohë që ushtria amerikane është në përgatitje e sipër të alternativave të mundshme të ndërhyrjes.

Një zyrtar i lartë jordanez emri i të cilit nuk u bë i ditur shpalli zhvillimin gjatë ditëve të ardhshme të një mbledhjeje në Aman me ftesë të shefit të përgjithshëm të shtabit të ushtrisë jordaneze, Mechaal Mohamed el-Zeben dhe kreut të Centcom, komandës amerikane për 20 vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë qendrore, gjeneralit Lloyd Austin.

Në mbledhje priten të marrin pjesë shefi i shtabit të përbashkët, gjenerali, Dempsey, si dhe shefat e shtabit të përgjithshëm të Arabisë Saudite, Katarit, Turqisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Kanadasë.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›