E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri OKB ska prova per arme kimike ne vend

Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ka prova se në Siri janë përdorur armë kimike qoftë nga rebelët apo edhe nga regjimi i Assad. Komisioni i hetimit të Kombeve të Bashkuara ka rrezuar kështu pretendimet e anëtares së tij, Karla del Ponte, që kishte akuzuar rebelët se kishin vrarë armiqtë e tyre me gaz sain. Kjo çështje do të jetë në qendër të takimit mes sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri dhe presidentit rus Vladimir Putin. Ministri i jashtëm sirian ka deklaruar se në asnëj moment Siria nuk ka përdorur armë kimike kundër popullit. Ai gjithashtu i ka bërë apel Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë vendin sa më shpejt për të konfirmuar deklaratën. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindura se ka qenë ushtria e Assad që ka përdorur armë kimike dhe jo rebelët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›