E Shtunë, 31 Tetor 2026

66 parti kane depozituar ne KQZ listen e kandidateve per deputet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar listat e kandidatëve për deputet nga 66 parti. Zëdhënësja e KQZ, ka bërë me dije se ka nisur verifikimin e dokumentacioneve përkatëse dhe brenda datës 14 maj do të miratojë ose refuzojë listat e depozituara. Nesër shqyrtohen kërkesa e depozituar nga Arben Malaj, për të kandiduar si i pavarur.

Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së
Ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kane depozituar lista shumemërore gjithësej 66 parti politike.

Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore ndersa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete.

KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, eshte duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dates 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara

Ne mbeshtetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumemërore.

Për sa më sipër në mbështetje të nenit 12 të Udhëzimit nr. 2, datë 29.01.2013, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ do të publikojë listat shumemërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kunder vendimeve të KQZ për miratimin ose refuzimin e listave shumemërore.

Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se jane 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. konkretisht

Dritan Prifti Qarku Fier (eshte miratuar ne mbledhjen e se shtunes).
Arben Malaj Qarku Vlore (shqyrtohet neser ne mbledhjen e KQZ-se)
Laureta Gjoni Qarku Vlore (eshte miratuar ne mbledhjet e muajit prill).


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›