Tranzicioni politik si mungesë qytetarie
Periudha e kalimit të pushtetit politik nga të djathtët që humbën më 23 qershor tek koalicioni i majtë fi tues, po krijon një model të ri tranzicioni në Shqipëri, që si çdo risi po anatemohet. Kryeministri në detyrë dhe kryeministri i zgjedhur, janë dy modele roli i të cilëve në këtë periudhë tranzitore, po merr energji jo të pakta njerëzore e politike. A duhet Edi Rama, që do zyrtarizohet si kryeministër në shtator, të ngrejë një zyrë të emërtuar “Kryeministri i zgjedhur” në selinë e PS? A duhet Sali Berisha të vazhdojë të marrë vendime në Këshillin e Ministrave, apo të bëjë shpenzime e tendera nëpër ministri? Këto janë debatet “qiellore”, që po na mbajnë me kokën përpjetë, e po animojnë mediatikisht vapën e atyre që ende nuk kanë filluar pushimet e verës, ose që nuk do kenë mundësi të pushojnë.
Për pasojë çdo çështje tjetër, konsiderohet “tokësore”, e tërheq me vështirësi vëmendjen, pasi koka duhet ulur poshtë që të vihet re. Bëhet fjalë për “anarkinë” sociale që po shoqëron të përditshmen tonë pas 23 qershorit. Modele të sjelljes antishoqërore të cilat po intensifikohen çdo ditë, duke u kthyer rrezikshëm në normë. Qarkullimi i çakorduar i automjeteve, jo vetëm nëpër rrugët jashtë qyteteve, që përkthehet me aksidente me shkak pakujdesinë e dukshme, modelet e shtuara të “të fortëve” në rrugët urbane, që sfidojnë çdo tabelë, çdo sinjal rrugor, çdo punonjës rendi që heziton të bëjë detyrën a bëhet viktimë për shkak se ushtron detyrën. Çdo përdorues i rrugës ndeshet përditë e sistematikisht me shfaqje të tilla çmendurie, që rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve. Natyrisht që forcat e rendit kanë pjesën e tyre, por edhe ne si qytetarë kemi tonën. Si të mos mjaftojë kjo, ka një raptus të riaktivizuar këto ditë të dhunës në familje: bashkëshortë e më shumë ish-bashkëshortë që i marrin jetën njëri-tjetrit, pa i bërë syri tërr e pa u stepur as nga fëmijët.
Demokracia erdhi si sistemi i shumëpritur për shqiptarët në kapërcyell të viteve ‘90, por entuziazmi i kësaj arritjeje ka filluar të zbehet, edhe në mendjet më racionale, duke evokuar periudhën diktatoriale, gjatë së cilës siguria publike ishte diçka e padiskutueshme. Edhe pritshmëritë më skeptike nuk e kishin imagjinuar, që fitimi i të drejtave e lirive njerëzore, në fakt e la zbuluar individin, pasi prej tij pritet përgjegjshmëri sociale. Pra e drejta e fjalës, e veprimit, e vendimmarrjes, që duhet të përkthehet në përgjegjësi, përpara ligjit, por edhe ambientit shoqëror. Ky i fundit nuk konsiderohet fare dhe bashkëjetesa në komunitet, mbetet thembra e Akilit, me të cilën nuk po arrin të edukohet individi shqiptar.
Një shoqëri e lirë mund të tingëllojë e komplikuar, sepse nuk ka një organ a institucion që t’i marrë të gjitha vendimet, edhe ato bazike të sjelljes në komunitet. “Shqiptarët nuk bëjnë dot pa frikën e diktatit”, do thoshte dikush. Po aq e vërtetë është se qeveria mund të veprojë, aq sa zgjat besimi i njerëzve tek ajo. E në këtë situatë tranzicioni politik, realiteti zbulon perceptimin e qytetarëve në këtë periudhë tranzitore: si pa shtet, pra si rikthim në gjendjen e lirë Hobbesiane, ku vepron ligji i më të fortit, në rastin tonë, arroganca, që vjen nga injoranca e theksuar. Për parantezë, filozofi anglez Thomas Hobbes që në shekullin 16-17 ka ngritur bazat e filozofisë politike duke imagjinuar jetesën në kushtet e një gjendjeje natyrore. Në një botë pa autoritet qeverisës, njerëzit sundojnë përmes pasioneve dhe jetojnë me pasigurinë e vazhdueshme për sigurinë e tyre individuale. Kjo prodhon anarki sociale, pasi njeriu është, sipas Hobbes-it, një qenie e vetmuar dhe egoiste me instinkte shtazore. Në këto kushte ai është i lirë ta përdorë pushtetin e vet për të bërë gjithçka që është e papërshtatshme në gjykimin dhe arsyen e tij. Në mungesë të një autoriteti të përbashkët që mundëson respektin ndaj njëri-tjetrit, asgjë nuk duket e padrejtë dhe konceptet e së drejtës, së gabuarës apo padrejtësisë, humbasin krejtësisht.
E testuar në realitetin e këtyre javëve, kjo do thotë se shteti nuk ka arritur të kuptohet si një pronë e qytetarëve, që nuk ka lidhje me individin e radhës që është në krye të tij. Personalizimi i institucioneve është dështimi më i rëndë i demokracisë shqiptare, sepse me largimin e individit, ato nuk janë funksionale. Ky individualizim zbret në personalitetin e gjithsecilit, e çlirohet nga skutat më të errëta të subkoshiencës, si antipod i kolektivizmit të komanduar në socializëm, një proces që duhej të ishte tejkaluar prej kohësh.
Është e vërtetë se demokracia nuk përkthehet menjëherë në standard më të mirë të jetesës, pasi është një proces që kërkon kohë të bëhet i qëndrueshëm. Zhvillimi i një vendi e një shoqërie, ecën detyrimisht përkrah sigurisë së zhvillimit në ambientin social. Brenda këtij sistemi qytetari zhvillohet si individ. Zhvillimet galopante të imponuara nga globalizimi, imponojnë një mënyrë të re të të menduarit, forma të reja të shprehjes, e sidomos unifikimit të veprimit shoqëror kundër së gabuarës. Është koha kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar kundër modeleve antinjerëzore. Kjo “luftë” për standardin bazik të bashkëjetesës në komunitet kërkon një aleat të pazëvendësueshëm, median. Në demokraci mediat janë zëri i interesit të qytetarëve, ndërsa në diktaturë (siç edhe e kemi provuar), janë zëri i pushtetit, i propagandës. Funksionimi i kësaj aleance do garantonte një shoqëri të fortë e të respektuar, për të cilën tranzicioni politik i pushtetit, do ishte veç një lajm i zakonshëm me efekt njëditor. Sa kohë të mos e kuptojmë këtë, mbetet me vend urimi i një kolegu: “Zoti na ruajttë gjithmonë, por sidomos deri në shtator!”