Siri, Raportonte për luftimet në Alepo, vritet gazetarja japoneze
21-08-2012 / Gazeta 55
Një gazetare japoneze, Mika Yamamoto, ka mbetur e vrarë teksa raportonte për luftimet në Alep të Sirisë, ka bërë me dije Ministria e Jashtme ne Tokio. Yamamoto, 45-vjeç, ishte një korrespondente lufte për agjencinë “Japan Press”, me seli në Tokio. Në momentin që u vra ajo ishte bashkë me një koleg, i cili identifikoi trupin për autoritetet. Trupi i saj është transferuar në Turqi, ka deklaruar Masaru Sato, një përfaqësues i diplomacisë japoneze për “Associated Press”. Në një lajm të publikuar në agjencinë e lajmeve “Kyodo News”, Yamamoto përshkruhej si një gazetare veterane dhe fituese e shumë çmimeve.
...