Halimi: Në 2013-ën nis kompensimi i pronarëve
Brenda këtij muaji do të përfundojë harta e vlerës së tokës, që do t’i hapë rrugë kthimit fizik të pronës, një proces që do të nisë vitin e ardhshëm. Kështu u shpreh sot ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi gjatë prezatimit të Avenir Pekës në krye të AKKP-së.
Ai tha se në aktivitetin e saj AKKP, do të zbatojë strategjinë e pronave, të miratuar pak javë më parë nga qeveria. Kjo strategji, sipas ministrit Halimi, është objektive dhe reale, ka afate të qarta dhe mundësi reale, për të përmbushur të gjitha kërkesat ish-pronarëve, nisur edhe nga rekomandimet e ndërkombëtarëve.
“Harta e re e vlerës, do të jetë në përputhje të plotë me çmimet e tregut. Miratimi i kësaj harte vlere do bëhet brenda e javëve që janë në vijim për 10 qarqet e para, për të vazhduar më pas edhe me qarqet e tjera duke përfshirë edhe kategori të ndryshme të sipërfaqeve te pronave dhe të natyrës së pronave që do të plotësojnë të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për ti hapur rrugë fillimit të kompensimit fizik për pronarët. Vitin e ardhshëm do nisë kompensimi fizik”- u shpreh Halimi.
...