E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri Rusia Rebelet perdorin arme kimike

Rusia ka prova se një raketë që goditi një fshat në veri të Sirisë, e qëlluar nga ana e kryengritësve, ishte e mbushur me lëndë kimike, konkretisht me gazin neuroparalizues vdekjeprurës sarin.

Ambasadori i përhershëm rus në OKB, mbrëmjen e së martës tha se Moska ka ndërmend të ngrejë në mënyrë urgjente këtë çështje në Këshillin e Sigurimit, ndërsa theksoi se provat janë mbledhur në kuadrin e një hetimi të pavarur të kërkuar nga qeveria e Damaskut. Në luftën civile që zgjat që prej marsit 2011, secila prej palëve ndërluftuese akuzon kundërshtarët për përdorimin e armëve kimike. Më parë, OKB ka kërcënuar se përdorimi i këtyre SiriaLufta në Siri, vendi drejt copëtimit?Luftime të ashpra në SiriRice: Mosveprimi në Siri, "turp" për OKB-në armëve do të përbënte një linjë të kuqe, përtej të cilës nuk do të tolerohej më dhe do të  ishte e detyruar të ndërhynte ushtarakisht në konflikt. Incidenti për të cilin Rusia pretendon se ka prova të forta ndodhi në Khan al-Assal, në dalje të Alepos, datën 19 mars dhe la të paktën 27 persona të vdekur e dhjetëra të tjerë të plagosur. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›