E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Siri, aksidentohet helikopteri, lëndohen 22 trupa të SHBA që janë dislokuar nga lufta

22 trupa amerikane janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku u përfshi një helikopter në verilindje të Sirisë.

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se 22 forca të saj janë lënduar si pasojë e një aksidenti me helikopter në verilindje të Sirisë.

Forcat e lënduara po marrin kujdes shëndetësor, u shpreh ushtria a SHBA-së në një deklaratë, duke bërë gjithashtu të ditur se ka filluar edhe një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe se në kohën kur ndodhi aksidenti nuk pati të shtëna nga armiku, siç shkruhet në deklaratë.

Forcat amerikane që veprojnë në Siri që nga viti 2015 kanë qenë shënjestër e sulmeve sporadike ndërmarrë nga luftëtarët e ISSI dhe grupeve të mbështetura nga Irani që veprojë në atë vend.

Të paktën 300 forca amerikane janë të dislokuar në Siri, së bashku me një numër kontraktorësh ushtarakë, si pjesë e operacioneve për të ndihmuar forcat demokratike siriane të drejtuara nga kurdët në luftën kundër grupit terrorist të shtetit islamik.

Gazetare Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›