E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, aktivistët opozitarë ftojnë për protesta të reja

Aktivistët opozitarë në Siri kanë bërë thirrje sot për protesta të reja, pas faljes së Xhumasë në xhamitë në tërë vendin.

Një grup në faqen Facebook në Internet, i quajtur “Revolucioni i Sirisë 2011”, që në rrjet i ka bashkuar afro 78 mijë shfrytëzues, ka bërë thirrje për tubime për “Ditën e dinjitetit” kundër, siç thuhet, “padrejtësisë dhe represionit”.

Disa protestues janë vrarë më herët këtë javë, gjatë protestave antiqeveri në qytetin jugor, Dara.

Kjo ftesë e aktivistëve për protesta të reja u bë pavarësisht premtimeve të djeshme të autoriteteve se partia në pushtet Bath, ka rënë dakort, që ta rishikoj ligjin për emergjencë, që është në fuqi prej vitit 1963.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›