E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani që vijnë plehrat

Vargje nga Arben Duka

Unë eci me shkop

Hap e nga një hap

Sido që të bëj

Seci dot me vrap

Çdo çast nga inati

Veten ha me dhëmbë

Por se fsheh aspak

Se nuk kam më këmbë

Me këto që shkrova

Pobëj krahasim

Me hallet e mia

dhe të vendit tim

Të gjithë po e ndjejmë

Si po na ha kriza

Po Berisha hedh

Valle përmbi driza

Këndohej një këngë

Kur ishim plothalle

Në gojën e ujkut

Ne po hedhim valle

Kriza na ka nxjerrë

Gjembat si iriq

Pokush ti thotë mbretit

Që është lakuriq?

Për gjemba e krizë

Ti spyet o Berishë

Gjersa dhe eksportet

Janë shtuar trefish

Fol pak për importet

Sa do rriten vlerat

Njëqind e ca fish

Tani që vijnë plehrat

Shifrat e importit

do rriten me bujë

do duken eksportet

një vrimë në ujë

Kur plehrat e botës

Të na bëhen male

Do kemi arritjen

Më fenomenale

Përmbi mikrofona

Saliu do turret

Krenar e serioz

Me plehrat do mburret

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›