Siri, dështon operacioni i Kryqit të Kuq

Përpjekjet e reja për të evakuar dy gazetarë perëndimorë të plagosur nga qyteti i Homsit, në Siri, kanë dështuar.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryqi i Kuq. Automjete nga organizata mbërritën në periferinë e sulmuar Baba Amr, por më pas u larguan pa marrë reporterët me vete.
Gazetarja franceze Edith Bouvier nuk ka hipur në makinë, njoftojnë mediat e huaja, dhe fotografi britanik Paul Contry qendroi me të në shenjë solidariteti.
Më herët forcat siriane kryen një seri sulmesh ndaj disa qyteteve, duke vrarë disa dhjetëra persona.