E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania i jep dritën jeshile anëtarësimit të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vetservelle, konfirmoi se Gjermania do të mbështesë kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Qeveria gjermane do të mbështesë Serbinë, sepse ne mendojmë se marrëveshja e arritur ka qenë pozitive, dhe ka qenë rruga e duhur. Mendoj se Serbia ka ofruar marrëveshjen (Kosovës) dhe tani Evropa duhet t`ia ofrojë asaj”, ka thënë Vestervelle, para takimit të Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme, në të cilin pritet që të miratohen konkluzat në lidhje me kandidaturën e Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›