E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lanschot: Ballkanasit s`janë evropianë, Kosova si Iraku!

Ballkanasit nuk kanë kontribuuar me asgjë për kulturën e Evropës”. Kështu është shprehur ish-diplomati holandez dhe gazetari Robert van Lanschot në një koment në gazetën gjermane “Handelsblat”.
 

Van Lanschot, i cili ka marrë pjesë në misione në Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Eritrea, komentin e tij e fillon duke e komentuar një prej ish-diplomatëve të Kongos, i cili tani jeton në Bruksel. Sipas Lanschot, diplomati ka thënë “Ballkanas dhe belgë? Ata nuk janë të bardhë!”.

“Duke pasur parasysh se edhe të ardhurit nga Afrika e shohin hendekun e madh kulturor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes së Evropës, çfarë të bëjmë me të tjerët”, shkruan Van Lanschot.

Për ta ilustruar pohimin e tij, ai thotë se në Bosnjë, Evropa fillon në mesin e urës së Neretvës në Mostar. Ai thotë se turistët marrin frymë me lehtësi kur “përfundimisht kthehen në Evropë”, kur hyjnë në pjesën kroate të Mostarit, transmeton Zhurnal.

Sipas Van Lanschot, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, pjesë të mëdha të Serbisë, të Bosnjës, Bullgarisë dhe Greqisë, gjithashtu nuk përputhen me idenë për Evropën.

Ai thotë se të gjithë këta bëjnë pjesë në një grup kulturor që është më e afërt me Turqinë. Po ashtu, ish diplomati thotë se qytetet e Kosovës më së shumti i ngjajnë Irakut se sa BE-së.

“Askush në Ballkan nuk e di se çfarë është kostum i Channel-it, nuk i njeh kuzhinierët e Bokusit, nuk di për Pipi çorapegjatën, për kopshtet angleze, për esetë e Montanjit, për katrorët Lego etj”, thotë Van Lanschot.

Ai ka thënë se edhe punëtorët e ndërtimit nga Kosova që punojnë në Zvicër nuk mund të ndryshojnë stilin e ndërtimit kur kthehen në shtëpitë e tyre dhe “ndërtojnë objekte josimetrike”, të habitshme për njerëzit e perëndimit.

Van Lanschot apelon që të ndërpritet zgjerimi i BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit s`kanë asgjë të përbashkët me Evropën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›