E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet grupi i vjedhësve të floririt, në pranga italianë e shqiptarë

Në pranga përfunduan dy italianët, drejtues të grupit, si dhe tetë shqiptarë, bashkëpunëtorë të tyre. Ata kishin nisur aktivitetin e vjedhjes gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar dhe e kanë vazhduar edhe gjatë janarit.

Në shënjestër të grabitjes së tyre kanë qenë pikat e argjendarive në Fier, Lushnjë dhe së fundi edhe në Korçë. Policia i ka arrestuar të dhjetë personat, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar edhe raste të tjera të grabitjeve të këtij grupi. /Start/

                                                                                             2012-02-08 09:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›