Vlore 5 mije tituj te rinj ne panairin e librit

Është çelur në qytetin e Vlorës panairi i librit në prani të njerëzve të letrave dhe lexuesve. Kanë mbërritur nga Kosova, Maqedonia dhe qytetet e vendit mbi 40 botues me 5 mijë tituj, 600 prej të cilëve janë botime të rinj.
“Është një ngjarje e shënuar, një festë që përkon edhe me ditën botërore të librit, dy ditë më vonë. Kjo lidhet me dy data të mëdha, me 464-vjetorin e lindjes së Servantesit dhe vdekjen e Shekspirit”- tha shkrimtari Fatos Kongoli.
“Libri sot është përballë disa konkurrencave, disa rreziqeve. Sidomos konkurrenca e imazhit, e filmit e internetit, megjithatë libri ka ekzistuar prej shekujsh dhe do të ekzistojë për shumë shekuj të tjerë”- tha shkriumtari Ardian Klosi.
Panairi do qëndrojë i hapur në shëtitoren e skelës deri në datën 24 prill. Në qytetin e Vlorës zhvillohen dy panaire brenda vitit dhe ky është edicioni pranveror i tij. Ndërsa edicioni tjetër mbahet në stinën e verës, kur numri i banorëve të Vlorës 3-fishohet me mbërrijtjen e pushuesve.
Festim Llanaj