E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, forcat rebele i afrohen Damaskut

Në Siri, luftimet ndërmjet rebelëve dhe forcave qeveritare ka vazhduar në zona brenda dhe përreth Damaskut. Aktivistë opozitarë shprehen se Ushtria e Lirë Siriane ka hyrë në një bazë të madhe ushtarake në Alepo dhe ka rrethuar dy aeroporte ushtarake në Damask.

Rebelët kanë radhitur forca në perëndim të kryeqytetit dhe në jug të provincës së Deras.

Al-Jazeera raporton se forcat qeveritare mbyllën pjesën më të madhe të kalimeve në Damask të shtunën në mëngjes. Sulmet ajrore vazhduan duke vrarë 69 persona. Sipas grupit aktivist “Syrian Observatory for Human Rights”, me qendër në Britani, rreth 100 persona janë vrarë çdo ditë gjatë javëve të fundit./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›