E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri gushti muaji me i pergjakshem

Ndërsa mbetet edhe një javë deri në fund të muajit, gushti është që tani muaji më i përgjakshëm në konfliktin 17-mujor në Siri.

Sipas të dhënave të publikuara prej forcave të opozitës, më shumë se 3 700 persona, shumica civilë, kanë mbetur viktima të konfliktit.

Ndërkohë, në vend luftimet po intensifikohen, me forcat e ushtrisë së rregullt që kanë lëshuar një sulm të gjerë frontal, të ndihmuar nga bombardimet e artilerisë dhe të avionëve ushtarakë.

Alepo, kryeqendra e veriut vazhdon të jetë i ndarë në një betejë urbane, ndërsa përplasje regjistrohen edhe në kryeqytetin Damask.

SiriaOpozita: OKB të parandalojë katastrofën në HomsVdekja e gazetares, Siria ndjesë Japonisë Liban, përshkallëzohet dhuna në Tripoli Luftime po zhvillohen edhe në Idlib, qytet i bombarduar rënda gjatë së shtunës.

”Forcat e ushtrisë janë vënë në ndjekje të terroristëve në Alepo dhe në të gjithë vendin”, raportoi gjatë ditës televizioni shtetëror. “Gjatë ditës, shtatë makina të pajisura me mitroloz u shkatërruan, disa terroristë u vranë dhe armët e tyre u sekuestruan”, vazhdoi raportimi.

Gjatë të gjithë vendit, disa dhjetëra persona humbën jetën në këto luftime të reja të përgjakshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›