Skandali Gjermania sterviti forcat bjelloruse

Gjermania pranoi se në periudhën e viteve 2008-10 stërviti anëtarë të Forcave Bjelloruse të Sigurisë, vendit të konsideruar nga BE si “diktatura e fundit” e kontinentit.
Pas hulumtimeve të mediave lokale, Berlini zyrtar u detyrua të pranonte skandalin, por shtoi “se ndihmoi forcat bjelloruse pasi në atë kohë, Minsku dukej i përkushtuar në procesin e demokratizimit të vendit”.
Bashkëpunimi dypalësh u ndërpre në vitin 2010, pasi presidenti Alexander Lukashenko fitoi një mandat të ri në krye të vendit, pas zgjedhjeve të konsideruara si gjerësisht të manipuluara nga komunitetit ndërkombëtar.
E përditshmja “Tagesspiegel” kundërshton këtë informacion, duke thënë se stërvitja vazhdoi deri në fund të 2011-s.
Ajo raportoi të dielën se forcat bjelloruse qëndruan përkrah atyre gjermane si vëzhgues, në kontrollimin e disa manifestimeve kundër përdorimit të energjisë bërthamore në vitin 2010.
Zyrtarë gjermanë udhëtuan deri në Bjellorusi për të stërvitur edhe 400 policë lokalë kufitarë.