Piktura e Skëndërbeut, dhurata për 100 vjetorin e pavarësisë

Për piktorin kurbinas, Ndue Pepa, kjo pikturë është pasioni më i madh që vuri në lëvizje imagjinatën për një histori sa të përgjakshme e aq të sukseshme për Shqipërinë. Në këtë pikturë gjigande, penelat po hedhin imazhe dhe personazhet për luften e Skenderbut ne Abulenë.
Kjo nuk është piktura e parë për këtë artist, por është një nga piktuarat që nuk mund të lihet mënjanë për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë. Piktori është i apasionuar pas ngjarjeve historike dhe për këtë betejë tashmë nuk mund të shfletosh libra historikë, por të prehësh sytë në këtë botë personazhesh e ngjyrash.
Për artistin lacian kjo do të jetë dhurata për këtë vit jubilar, ndërsa penelat e tij do të sjellin imazhe, mbase dhe ndryshe nga kjo pikturë përgjatë karrierës së tij.
Lufta e Skëndërbut ne Abulenë është një pikturë me përmasa të mëdha 2 me 4 m, por nuk do të jetë e vetmja pikturë historike e piktorit. Do të ketë edhe krijime të tjera si simbolika të këtij viti. Për Ndue Pepën arti ka lindur natyrshëm, ndërsa ekspozitat e tij gjenden të hapura në Tiranë, Shkodër, Lezhë deri në Prizren.