E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreferendumi per tre ligjet reagon komisioneri Fyle

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle ka reaguar ndaj votimit në seancë plenare të mazhorancës në Shqipëri mbi referendumin për 3 kushtet që do ti jepnin Shqipërisë statusin e kandidatit.

Intervista e komisionerit Fyle

Pyetje: Edhe pse ju këshilluat që të mos zgjidhej referendumi për plotësimin e e 3 kushteve për statusin e vendit kandidat, vendimi për referendumin u votua në seancê plenare. Cili është qëndrimi juaj ?  “Shqipëria është një vend sovran. Politikanët e zgjedhur kanë të drejtë që të aprovojnë vendimet që ata i gjykojnë të drejta për vendin dhe ti testojnë ato në zgjedhjet e ardhshme. Por më lejoni të rikujtoj diçka, që e kam thënë dhe në Shqipëri dhe Bruksel. Nuk më pëlqen që 3 kushtet të lidhen me asgjë tjetër. Nuk i dua këto  LIdhje artificiale. Shqipëria ka arritur një rezultat shumë të mirë të aprovimit të ligjeve me shumicë të cilësuar. Pra, është e mundur. Por kur politkanët duhet të trajtojnë çështje të ndryshme  dhe ku një situatë që disa mund ta quajnë si populizëm, nuk mund të përdoret referendumi që të imponohet rregullorja e Kuvendit në parlament. Kur fillohet të bëhet kjo, atëherë ku mund të jetë fundi i saj ?Ku është fundi i kësaj  krijimtarie për të përdorur referendumin pêr rregulloren e Kuvendit apo vendime të  tjera?”, u shpreh Fyle.  Komisioneri Fyle vazhdon të konsiderojë se statusi i kandidatit për Shqipërinë është i arritshëm dhe nuk ka arsye për të mos menduar këtë. Ai bën thirrje për gjithpërfshirje në procesin e integrimit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›