Siri nderkombetaret vizitojne Homsin rresht dhuna

Me mijëra aktivistë u mblodhën në një demonstratë paqësore në Homs, ndërsa monitoruesit ndërkombëtarë mbërritën për të monitoruar situatën në qytet.
Lajmin e bënë të ditur gjatë të martës aktivistët. Sipas tyre, tanqet dhe pjesët e artilerisë së rëndë u tërhoqën nga zona vetëm disa orë përpara se të mbërrinin përfaqësuesit e Ligës Arabe.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 5 mijë persona kanë mbetur të vrarë në revoltat anti-qeveritare, të nisur në muajin mars. Sipas tyre, 30 persona u vranë në Homs gjatë të hënës, por dhuna ndaj popullsisë civile ka pushuar për herë SiriaSiri, protestë masive në HomsSiri, vëzhguesit arabë nuk e ndalin dhunën Siri, sërish monitorues nga Liga Arabe të parë pas disa javësh, duke i lejuar banorët të protestonin të pashqetësuar në sytë e monitoruesve.
Sipas BBC, forcat e armatosura siriane janë tërhequr edhe në të shkuarën në sytë e monitoruesve, për t’u rikthyer menjëherë përsëri pas largimit të tyre.
Aktivistët thonë se banorët e Homsit u bashkuan në qendër të qytetit duke dhënë një mesazh të rëndësishëm anti-qeveritar në sytë e ndërkombëtarëve.
Sipas raporteve të pakonfirmuara për shkak të moslejimit të mediave ndërkombëtare në vend, mbi 30 mijë persona demonstruan në Homs.
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Maullem, u shpreh se pret që vëzhguesit të mbështesin pretendimin e qeverisë, se janë bandat e armatosura dhe militantët ata që qëndrojnë pas dhunës.