E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI heq Mullah Omar nga most wanted

Lideri shpirtëror i talebanëve, Mullah Omar nuk është më në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia amerikane.

Por risia në publikimin e listës së personave “most wanted” nga FBI, është fakti që emri i Mullah Omar nuk është fare në këtë listë.

Heqja e Mullah Omar nga kjo listë duket se lidhet fort me përpjekjet diplomatike, ku Shtetet e Bashkuara janë protagoniste për t’u afruar me talebanët dhe për t’i dhënë fund dhunës në Afganistan. Kjo konfirmohet edhe nga qarkullimi në disa media ndërkombëtare se mes SHBA-së dhe talebanëve ka patur kontakte sekrete ku është diskutuar edhe hapja e një zyre përfaqësimi të tyre në Katar.

Edhe Afganistani ka shprehur gatishmërinë për bisedime me talebanët për t’i dhënë fund dhunës në vend, megjithëse procesi u godit fort nga vrasja e kryenegociatorit të qeverisë afgane në këto bisedime, pak javë më parë.

Që prej nisjes se luftës në Afganistan, emri i Mullah Omar ka qenë në dhjetë personat më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara. Madje për shumë vjet emri i tij ishte i dyti, pas kreut të Al Kaedas, Osama Bin Laden, i vrarë në maj të këtij viti në një operacion blitz të forcave speciale amerikane në Pakistan.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›