E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri nderpritet lidhja e internetit ne vend

Lidhjet e internetit anembanë Sirisë janë shkëputur gjatë natës së të martës, bëjnë të ditur disa uebsajte globale monitorimi.

Google raportoi se shërbimet e saj u bënë të paaksesueshme në Siri rreth 21:45 me orën lokale, ashtu siç raportuan edhe “The Renesys”, “Akamai” dhe “BGPmon”. “Duket se Siria është zhdukur gjerësisht nga interneti”, tha Dan Hubbard, shef teknologjie për “Umbrella Security Labs”. Edhe faqja e internetit të agjencisë shtetërore të lajmeve në Siri dhe disa faqe të tjera qeveritare nuk mund të hapeshin. Stafi i CNN në Damask nuk mund SiriaBombardimi i Damaskut, Erdogan dënon Izraelin Rusi-SHBA, bisedime për Sirinë Raketat izraelite godasin Sirinë të lidhet përmes internetit. Në një hotel, stafi tha se interneti u ndërpre “në hotel dhe në gjithë Damaskun”. Aktivistë opozitarë raportuan për ndërprerje të energjisë dhe të internetit në Damask por edhe në gjithë vendin, duke paralajmëruar se ndërprerja e rrugëve të komunikimit mund të jetë një sinjal kërcënues. Komiteti për Koordinimin Lokal, opozitar në Siri, tha se rrjetet e aktivistëve duhet të vendosin “të gjithë përgjegjësinë ndaj forcave të regjimit për dhunën apo masakrat ndaj civilëve”. Shkaku i kësaj ndërprerjeje është ende i paqartë. “Edhe pse nuk mund të komentojmë ende se çfarë e shkaktoi këtë ndërprerje, incidentet në të kaluarën janë lidhur me urdhrat qeveritare për ndërprerje dhe shkatërrime të infrastrukturës, që përfshin edhe ndërprerjet e energjisë apo prerjen e lidhjeve me fibra” tha Hubbard.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›