E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri opozita bashkohet me ushtrine e rebeleve


Grupimi kryesor opozitar në Siri dhe Rebelët e Ushtrisë së Lirisë (RUL) kanë rënë dakord që të koordinojnë veprimet e tyre kundër presidentit Bashar al-Assad.

RUL-i, gjithashtu lajmëroi të enjten se do të ndërpresë sulmet mbi forcat qeveritare, për të kufizuar numrin e viktimave në popullsinë civile. Takimi midis dy lëvizjeve të mëdha opozitare ndodhi në një krahinë jugore të Turqisë.

Sipas analistëve, bashkimi i RUL-it me bllokun opozitar mund të ndryshojë qasjen ndaj krizës siriane, pasi deri më sot, të dyja palët kanë mbajtur qëndrime të kundërta. Në të shkuarën, forcat opozitare i kanë sulmuar Rebelët e Ushtrisë së Lirisë, SiriaSiri, betejë mes ushtarëve dhe dezertorëveArabia Saudite: Kujdes në Siri Rusia: Mjaft me ultimatume ndaj Sirisë duke kërkuar ndërprerjen e përballjeve të armatosura.

Më parë gjatë ditës, Bashkimi Europian vendosi të merrte një bllok masash të reja shtrënguese ndaj qeverisë së Assad-it. RUL, e formuar në masë të madhe nga dezertorët e ushtrisë siriane, është një forcë prej 15 mijë personash. Megjithatë, ajo është e paaftë të përballet frontalisht me ushtrinë e stërvitur siriane, e cila llogarit një efektiv aktiv prej 250 mijë forcash.

Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, katër mijë persona kanë humbur jetën në Siri në revoltat e dhunshme kundër regjimit të Assad-it, të nisura në muajin mars.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
“Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›