E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt ankth per rezultatin e zgjedhjeve


Këshilli Suprem i Ushtrisë, i cili qeveris Egjiptin në cilësinë e një qeverie të përkohshme, lajmëroi se rezultati i zgjedhjeve historike të mbajtura të hënën dhe të martën do të bëhet i ditur më vonë gjatë së premtes.

Lajmërimi ka përkuar me rikthimin e një qetësie relative në vend, me egjiptianët që presin me ankth të mësojnë rezultatin. Megjithatë, sipas ekspertëve, situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe protestat mund të rikthehen në qendër të Kajros pas mësimit të rezultateve.

Dy parti islamike, “Vëllazëria Muslimane” dhe “Al-Noor Salafi” kanë deklaruar se kryesojnë në numërime, por burimet zyrtare nuk kanë bërë të ditur asnjë informacion, nga frika e revoltave.

Votimi EgjiptiEgjipt, “Vëllazëria Muslimane” shpall fitoren Egjipt, rikthehet qetësia relative në TahrirEgjipt, pas votimeve sërish protesta e të plagosur i mbajtur më parë gjatë javës ishte i pari demokratik në Egjipt që prej rënies së ish-presidentit Mubarak, njeriut që drejtoi me dorë të hekurt gjatë 32-viteve të fundit Egjiptin. Vendi i madh arab, shtëpi e 84 milion banorëve, pritet të zgjedhë qeverinë e parë civile që prej më shumë se gjysmë shekulli. Katër liderat e fundit të vendit kanë qenë të gjithë gjeneralë ushtarakë.
Egjipti
Egjipt, “Vëllazëria Muslimane” shpall fitoren
Egjipt, rikthehet qetësia relative në Tahrir
Egjipt, pas votimeve sërish protesta e të plagosur

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
“Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›