Europa eksporton krizen ne Afrike

Kriza ekonomike e Europës rrezikon të godasë më rëndë nga të gjithë kontinentin Afrikan, deklaruan përfaqësuesit e dy superfuqive ekonomike të kontinentit të premten, Ministrat e Financave të Nigerisë dhe të Afrikës së Jugut.
“Ekonomitë afrikane u goditën rëndë nga falimentimi i “Lehman Brothers” në vitin 2008 dhe historia është duke u përsëritur. E vetmja gjë që është zhvendosur është epiqendra e krizës. Ekonomitë tona, vazhdojnë të vuajnë seriozisht efektet”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Pravin Gordhan.
Ai gjithashtu shtoi se liderat europianë po tregojnë një ndërgjegjësim shumë të ulët përsa i përket “eksportimit” të problemeve të tyre ekonomike. “Për Afrikën është veçanërisht e rëndësishme që ekonomia botërore Kriza FinanciareMerkel, fjalim kyç për të ardhmen e Europës Sarkozy: Duhet të ribëjmë Europën Kinë, bie niveli i industrisë përpunuese të jetë e qëndrueshme, por si një faktor kryesor, kontinenti nuk duhet të lihet jashtë bisedimeve për gjetjen e një zgjidhjeje”, shtoi ai.
Ndërkohë, Ministrja e Financave të Nigerisë, Ngozi Okonjo-Iëeala u shpreh se kriza botërore përkthehet me luhatje të padëshiruara të çmimeve të produkteve që vendi i saj eksporton dhe në lëkundje të mëdha në bursa. “60% e kërkesës për produktet nigeriane vjen nga vendet e Bashkimit Europian dhe SHBA, prandaj është e qartë që gjithçka që ndodh në këto dy zona të botës ka efekt të menjëhershëm edhe në ekonominë tonë. Sinjalet për ngadalësim edhe në Kinë, Brazil, e Indi, nëse verifikohen, vetëm sa do ta bëjnë krizën edhe më të vështirë për t’u përballuar”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
“Nuk do ta njohim kurrë Kosovën”
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet