Siri, përleshje mes ushtarëve dhe dezertorëve, 18 viktima

Ka arritur në të paktën 18 numri i të vrarëve këtë mëngjes në Siri. Mes këtyre viktimave, 7 janë ushtarë të forcave ushtarake qeveritare. Ky lajm është bërë i ditur nga mbikqyrësi sirian për të drejtat e njerëzve, me qëndrim në Londër.
Pjesa më e madhe e këtyre viktimave është shënuar në të gdhirë në Idleb, 320 km larg kryeqytetit. Vrasjet kanë ardhur si rrjedhojë e përleshjeve mesushtarakëve dhe agjentëve të sigurisë nga njëra anë dhe një grup dezertorësh nga ana tjetër.
Ndërkohë që dy cilvilë të tjerë janë vrarë në qytetin Holms.