E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, aksidentohen 80 automjete, 1 i vdekur dhe 30 të plagosur

Në një autostradë në afërsi të Stambollit sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia turke e lajmeve “Anadollu”, sipas së cilës në këtë aksident janë përfshirë plot 80 automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit deri tani janë raportuar 1 person i vdekur e 30 të plagosur.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës dhe akullit në autostradë, gjithsesi po punohet për hetimin e ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›