E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, nesër zgjedhjet parlamentare

Rusia po bëhet gati për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen nesër.Votimi fillon në rajonet e largëta në lindje të Rusisë dhe përfundon në Kaliningrad.

Forcat ruse të sigurisë janë në gjendje gatishmërie para zgjedhjeve, pasi pritet të ketë protesta pasuese.

Presidenti Dimtri Medvedev kryeson listën e partisë së tij për Rusinë e Bashkuar. Sondazhet zgjedhore tregojnë se është më se e qartë që partia e tij do të sigurojë shumicën parlamentare, por që mbështetja mund të pësojë ulje pas shumë vitesh dominimi.

Në prag të zgjedhjeve, partitë opozitare kanë raportuar se vëzhguesit e tyre të sondazheve zgjedhore janë ngacmuar e frikësuar, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›