Siri, presidenti Al Assad mban sot fjalimin publik
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad zhvillon sot fjalimin e tij publik, përsa i përket situatës në vend, që është dominuar nga protestat popullore të shtypura me gjak, nga regjimi në fuqi. Lajmi për këtë, është bërë i ditur nga agjensia zyrtare lokale e lajmeve, Sana. Bëhet fjalë për prononcimin e tretë publik të Asad që nga fillimi i revoltës, më 15 mars. Sipas observatorit sirian të të drejtave të njeriut që nga ajo datë, janë vrarë 1309 civili e 341 anëtarë të forcave të sigurisë. Ndërkaq raportohet se Bashkimi Europian do të rrisë presionin ndaj Sirisë. Gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së këtë të hënë në Luksemburg, do t`i kërkohet udhëheqjes në Damask, që t`i jepet fund dhunës kundër opozitës si dhe një hapje të vendit për vëzhguesit e huaj. Në diskutim është edhe një "listë me kërkesa të qarta", thuhet në qarqet e BE-së. Presidenti sirian Baschar al-Assad, sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve Sana, përsëri është shprehur në një fjalim të tij për situatën e vendit, por përmbajtjen e saktë të fjalimit nuk janë dhënë detaje. Më herët edhe franca dhe Gjermania kërkuan të fillojnë një proces të ri për nxjerrjen e rezolutës për zhvillimet në Siri, megjithë vazhdimin e rezistencës së Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkaura. Ministrit të Jashtëm francez, Alain Juppe iu desh të pranonte në një takim me kolegun gjerman Guido Ëesterëelle në Bordeaux se Këshilli i Sigurimit është i bllokuar në këtë çështje. Së bashku me SHBA dhe Britaninë e Madhe, Franca dhe Gjermania duan të mbledhin sa më shumë vota të jetë e mundur për rezolutën.