Siri protestat perhapen ne kryeqytet

Një grupim opozitar prej disa mijërash marshoi sot për herë të parë në Damask, në të njëjtën kohë që protestat u përhapën edhe në qytetet e Hamës dhe Telit. Ndërkohë, manifestimet vazhduan edhe në Dera, ku prej një jave kanë shpërthyer revoltat.
Sipas BBC, pjesëmarrja e lartë në protestime u inkurajua nga funerali i 25 protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë ditën e mërkurë dhe nga lutjet e së premtes.
Forcat e policisë u dukën të përmbajtura gjatë ditës, ndërsa nuk pati tentative serioze për të shpërndarë protestat, pavarësisht se me ligjin sirian ato janë të ndaluara të mbahen.
Siria drejtohet prej 11 vitesh nga presidenti autoritar Bashar al-Assad. Ai trashëgoi pushtetin nga babai i tij, i cili udhëhoqi vendin në mënyrë despotike për tre dekada.