E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Jemenit thotë se mund të dorëzojë pushtetin

Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh tha se ai është i gatshëm ta dorëzojë pushtetin që ta parandalojë gjakderdhjen në vendin e tij, por vetëm te një administratë kalimtare, të cilën e përshkroi si "duar të sigurta".

Komentet e tij në televizion u bënë në kohën kur në kryeqytetin Sana, njerëzit vazhduan të tubohen në protesta, të cilat mund të përshkallëzohen në dhunë.

Protestuesit kundër qeverisë dhe përkrahësit e regjimit janë mbledhur në demonstrata të ndara në kryeqytetin Sana.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›