E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri qellohet me raketa avioni rus

Dy raketa tokë-ajër kanë qëlluar nga persona të panjohur ndaj një avioni pasagjerësh rus që po fluturonte në qiejtë sirianë.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Interfax”, që citon një burim jo shumë të besueshëm, që thotë se e ka marrë informacionin nga qeveria e Damaskut. “Pala siriane na ka informuar se dy raketa tokë-ajër janë qëlluar dhe kanë shpërthyer pranë një avioni pasagjerësh të një kompanie ajrore ruse”, ka deklaruar burimi. Ai ka saktësuar se ekuipazhi i avionit ka arritur të bëjë një manovër të menjëhershme duke shpëtuar pasagjerët që po SiriaRusia: Jo spekulime për armët në Siri Siri, kryeministri i shpëton atentatit Siria: SHBA dhe Britania po manipulojnë provat transportoheshin. Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin rreth 200 persona që ktheheshin nga një lokalitet turistik egjiptian, ka shtuar burimi në kushte anonimati. “Me siguri kanë qëlluar qëllimisht avionin, por nuk dihet nëse autorët kanë qenë në dijeni të faktit se ai ishte rus”, ka thënë më tej burimi. Agjencia e lajmeve “Interfax” saktëson më tej se nuk ka informacione zyrtare për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur mëngjesin e së hënës por është raportuar në orët e fundit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›