E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri serish thirrje per protesta

Aktivistët sirianë kanë bërë thirrje për vazhdimin e demonstratave masive këtë të premte kundër Presidentit Bashar al-Assad, edhe pse vëzhguesit e Ligës Arabe vazhdojnë misionin e tyre.

Korrespondentët thonë se prania e vëzhguesve ka inkurajuar protestuesit, pavarësisht se vrasjet kanë vazhduar.

Sipas të dhënave të aktivistëve numri i viktimave arriti në 40 ditën e enjte, pasi forcat e sigurisë qëlluan mbi turmat që u mblodhën për të pritur vizitën nga ekipi i monitoruesve arabë.

Së paku 5,000 vetë besohet se kanë vdekur që nga fillimi i revoltave në mars.

Komiteti Koordinues Lokal, një grup aktivist sirian që dokumenteton dhe organizon protestat, tha se 130 njerëz janë vrarë që kur monitoruesit e Lidhjes Arabe arritën në vend.

Siria
Siri, dyshime për kreun e ligës
Vëzhguesit arabë në Siri
Siri, vëzhguesit në Homs, protestat vijojnë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›