E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri sot afati i fundit per ultimatumin e Liges Arabe

 Sot është afati i fundit për Sirinë që të lejojë misionin vëzhgues të Lidhjes Arabe, ose do t’u nënshtrohet sanksioneve.

Lidhja Arabe ka kërkuar të vendosë 500 vëzhgues në vend.

Nëse Siria nuk arrin të nënshkruajë një marrëveshje, Lidhja Arabe thotë se do të takohen të shtunën për të vendosur për sanksionet.

Më shumë se 3500 persona kanë humbur jetën si pasojë e protestave antiqeveritare.

Qeveria e Presidentit Bashar al-Asad fajëson bandat e armatosura dhe militantët për dhunën në vend .

Të paktën 40 persona, duke përfshirë edhe gjashtë fëmijë, kane humbur jetën gjatë tre ditëve të fundit.

Raporte këto të cilat nuk mund te identifikohen pasi ne vend nuk lejohen gazetaret e huaj.

Opsionet për sanksione përfshijnë pezullimin e fluturimeve tregtare në Siri dhe ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me bankën qendrore.

Më parë këtë muaj, Liga Arabe votoi për të pezulluar Sirinë dhe paralajmëroi për sanksione të papërcaktuara për mos zbatimin e një plani për ndaljen e dhunës.

Një nga pikat kryesore që Siria dhe Liga araba nuk kanë dakord ishte kërkesa Damask 'për ndryshimin e propozimit për 500 vëzhguesit që do të lejohet në Siri.

Ata kërkuan që ky numër të reduktohej në 40, një kërkesë kjo që u hodh poshtë nga 22 vendet anëtare të Ligës Arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›