E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, ushtria vret 17 persona në Dera

Të shtënat, që kanë shkaktuar dhjetëra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, kanë pasur objektiv zonat rezidenciale të qytetit, bastion i kundërshtarëve të Presidentit Bashar Al-Asad.

Pas të shtënave kanë shpërthyer luftimet mes ushtrisë dhe rebelëve dhe shërbimi i telefonisë celulare është ndërprerë në qytet.

Represioni dhe luftimet mes ushtarëve dhe rebelëve janë shtuar në kryeqytet, ku si pasojë kanë humbur jetën dje të paktën 68 persona në mbarë vendin, pjesa më e madhe civilë, sipas OSDH./Start/

                                                                                             2012-06-09 10:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›