Siri vazhdojne luftimet e ashpra ne vend

Të paktën 200 të vdekur mes rebelëve dhe ushtarëve në tetë ditë luftime. Cdo gjë për të marrë kontrollin e akademisë së policisë Kan Al Asal, që konsiderohet si bastioni i fundit i regjimit të Asad në zonën perëndimore të vendit. Numri i viktimave është konfirmuar nga vëzhguesit sirianë për të drejtat e njeriut. Në fakt rebelët kanë arritur të marrin kontrollin e akademisë së policisë duke vrarë 34 prej tyre. Nga ana tjetër presidenti Asad ka vazhduar me akuzat e tij duke thënë se Londra po furnizon terroristët me armë. Në një intervistë të publikuar në Sandej Tajms ai është shprehur se nuk mund të pritet që Britania e Madhe të luajë rol për zgjidhjen e krizës në një kohë që po armatos rebelët. Sipas Assad, Londra ka ndërmend të dërgojë furnizime ushtarake për terroristët kështu që në këtë mënyrë qeveria e Dejvid Kamerun nuk mund të luajë një rol konstruktiv për zgjidhjen e konfliktit. Intervista është e para prej më shumë se një viti që i jepet një gazete perëndimore.