E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata demshperblen familjen Murati

Gjykata e Tiranës, urdhëron shoqërinë  “Abademil” me pronar të arrestuarin Mihal Delijorgji, t’i paguaje në formën e dëmshpërblimit civil familjes së Kujtim Muratit shumën prej 30 milion lekëve të reja. Këtë shumë, sipas togave të zeza, duhet ta paguaje kompania “Albademil”, pasi është përgjegjëse për dëmtimet e shkaktuara ndaj 12 vjeçares  R. Murati, si pasoje e shpërthimit te barutit të grumbulluar në Gërdec 15 marsin e vitit 2008. Në momentin e shpërthimit vajza ishte 7 vjeçe dhe po luante së bashku me moshatarët e saj në rrugë, në fshatin Muçaj të Vorës. Sipas mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm në Selanik, ku vajza është kuruar për mbi tre muaj, si pasoje e shpërthimit ajo ka mbetur invalide për gjithë jetën. Ky vendim, erdhi pas 20 seancave gjyqësore të shqyrtuara nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rezarta Balliu. Vendimi pritet të marre formën e prerë, pas te cilit familja e Kujtim Muratit do të përfitoje këtë dëmshpërblim.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›