E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 900 kilogram droge ne portin e Durresit

Policia kufitare e Durrësit ka goditur një tjetër trafik të lëndëve narkotike në port, ndërsa ka ndaluar dhe transportuesin e saj.

Policia sqaron së droga e llojit kanabis sativa, pesha e së cilës ende nuk dihet, është zbuluar  gjatë një kontrolli në kamionin me targa maqedonase  me drejtues shtetasin Pande Muchov.

Destinacion i lëndës narkotike ishte Italia.

Nga ana e agjentëve të antidrogës vijon puna për nxjerrjen e sasisë së lëndës narkotike nga kamioni, ndërsa paralel me të, grupi hetimor po punon për të identifikuar personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›