Siri, vazhdojnë sulmet në Latakia

Vazhdon sulmi i ushtrisë siriane mbi qytetin Latakia, sulm i nisur ditën e djeshme.
Luftanije dhe tanke vazhdojnë të qëllojnë mbi qytetin bregdetar sirian.
Aktivistët për të drejtat e njeriut bëjnë të ditur se 6 persona janë vrarë mëngjesin e sotëm.