Afganistan, dhjetëra të vdekur nga një sulm kamikaz

Të paktën 19 persona u vranë dhe mbi 37 të tjerë u plagosën sot në një sulm kamikaz në Afganistan, që kishtë për shënjestër zyrat e guvernatorit të provincës Parvan, 50 kilometra në veri të Kabulit.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, ku sipas të cilit një atentator kamikaz shpërtheu një autobombë në hyrje të kompleksit të ndërtesave ku ndodheshin zyrat.
Ndër të tjera ai tha se 14 civilë dhe pesë policë u vranë, ndërsa 33 civilë dhe katër policë u plagosën.