E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrje për ndalimin e dhunës në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë thirrje për fundin e dhunës në Siri, ashtu si dhe Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite dhe kryeministri britanik, Dejvid Kamerun.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Asad, ka vrarë rreth 1,700 civilë që nga shpërthimi i protestave në muajin mars.

Në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Obama dhe Mbreti Abdullah kanë zhviluar një bisedë telefonike, në të cilën kanë shprehur “shqetësimet e përbashkëta në lidhje me përdorimin e dhunës në Siri”.

Në një tjetër bisedë me kryeministrin britanik, Obama dhe Kameron kanë bërë thirrje për “ndalimin e menjëhershëm të dhunës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›