Siri vazhdojne vrasjet shenjestrohet nje ndertese ushtarake
Shpërthimet në Siri kishin në shënjestër një ndërtesë ushtarake të zbulimit dhe një bazë të forcave të sigurisë në qytetin Aleppo, i cili ka qënë relativisht i qetë që kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad në mars.
Televizoni shtetëror fajësoi terroristët e armatosur për sulmet, duke treguar pamje të trupave të gjymtuar dhe gjakosur pranë ndërtesave.
Aktivistët thanë se qindra njerëz kanë vdekur që kur filloi ofensiva në Homs të shtunën.
Por një udhëheqës i rebelëve i cili drejton ushtrinë për Lirinë e Sirisë mohoi përgjegjësinë dhe akuzoi qeverinë se fshihet pas shpërthimeve.
Në qytetin qëndror të Homsit, aktivistët e të drejtave thane se tanket rrethuan lagjet opozitare për të shtatën ditë me rradh si pjesë e një operacioni të qeverisë kundër rebelëve në mbarë vendin.
Presidenti amerikan Barack Obama të enjten bëri thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes së egër në Siri në dënimin e tij të fundit ndaj shtypjes që po kryen zoti Assad ndaj revoltës.