Acari mban te mberthyer Europen
Ngrica dhe i ftohti vazhdon të mbajnë të mbërthyer Europën. Si pasojë sa vjen dhe rritet bilanci i viktimave, janë më shumë se 500 personat, të cilët kanë humbur jetën.
Më problematike dhe me numrin me të madh të viktimave është Ukraina.
Evropa Lindore mbetet me e prekura. Në Rumani, më shumë se gjashtëdhjetë mijë njerëz janë bllokuar nga male të mëdha bore. Në 24 orët e fundit 13 persona kanë ndërruar jetë për shkak të hipotermisë duke e çuar numrin e të vdekurve në 57.
Në Itali një valë e re të ftohti goditi qendrën dhe jugun. Njëzet mijë forca shpëtimi dhe 3000 mjete janë përdorur për tu përballur me emergjencat. Stuhi bore kanë goditur vendin në një shtrirje nga rajoni i Marche deri në Campania.
Në Poloni, numri i të vdekurve nga të ftohtët është rritur nga 5 në 82, vetëm në dy ditët e fundit.
Në Danub ende nuk ka rifilluar lundrimi duke bllokuar kështu një ndër arteriet kryesore të komunikimit në këtë pjesë të Europës. Humbjet ekonomike janë të jashtëzakonshme.
Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia janë goditur po ashtu rëndë nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, të cilat njëherësh kanë shkaktuar edhe rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, pasi banorët kanë nisur të blejnë me shumicë. Në Moldavi, temperaturat pritet të bien në minus 31 gradë celsius gjatë fundjavës. Viktima nga ngrirja janë raportuar edhe në Evropën Qendrore dhe Veriore. Ndërsa parashikimet meteorologjike flasin për një tjetër javë me temperaturat nën zero dhe reshje të dendura dëbore.