Viktor Orban sfidon Brukselin
Kryeministri hungarez Viktor Orban po mbron kushtetutën e re dhe ligjet e vendit të tij në vështirësi financiare duke thënë se ata që e kritikojnë janë të motivuar nga lakmia dhe duan të mbajnë Hungarinë në borxhe. Orban i bëri komentet ndërkohë që përballet me kritika në rritje rreth ligjeve që janë cilësuar si autokratike dhe pas dorëheqjes së homologut të tij rumun për shkak të protestave të përhapura atje. Në fjalimin e tij vjetor drejtuar vendit, Orban tërthorazi dënoi Komisionin Evropian, i cili është duke ndërmarrë masa ligjore kundër kushtetutës së re dhe disa ligjeve tjera, duke thënë se ato minojnë pavarësinë e bankës qendrore të Hungarisë dhe gjyqësorit dhe nuk respektojnë parimet e privacisë së të dhënave. Orban ka vendosur aleatët e tij në institucione kyçe si autoritetet mbikëqyrëse të medias, të cilët mund të marrin masa kundër gazetarëve nëse ata shkelin ato që kritikët thonë se janë rregulla të paqarta mbi raportimin e ekuilibruar.
Orban tha se kushtetuta e re do të mbrohet “me të gjitha mjetet”, sepse ajo ofron zgjidhje të mira për problemet e Hungarisë. Përpjekja e kryeministrit për të shuar kritikët e tij vjen në mes të pasigurisë ekonomike në vend, në një kohë që Hungaria ka kërkuar rreth 26 miliardë dollarë ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndërkohë, në Rumani, studentët dhe të moshuarit, pavarësisht motit të keq të dimrit në javët e fundit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë si rezultat i zemërimit ndaj masave shtrënguese.